Rrëshqitja masive e dheut, FSK nis kërkimet për 29-vjeçarin në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”

PUBLIKUAR

Me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ngjarja ka mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme”, thuhet në njoftim.

"Rrezikshmëri e lartë në terren", Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njofton se kanë pezulluar kërkimet për 29 vjeçarin në Burrel

Ndryshe, shembja e inerteve zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar.

Ndërkohë, për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit kanë nisur kërkimet prej tre ditësh, por ende pa rezultat, pasi pajisjet e kërkimit nuk po e lokalizojnë vendin për shkak të masivit të madh të mineralit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...