Abdixhiku dhe Haradinaj, mbajnë një konsultë të shkurtër pak para seancës

PUBLIKUAR

Para fillimit të seancës së 12-të të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është parë duke biseduar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Takimi i shkurtër mes dy liderëve vjen në një moment kur në skenën politike po shtohen zërat për formimin e një qeverie nacionale. Kujtojmë se Haradinaj ka pranuar publikisht propozimin e LDK-së për një qeveri të tillë, që do të kishte për qëllim menaxhimin e situatave të brendshme dhe sfidave ndërkombëtare që po përballon vendi.

Edhe pse biseda mes tyre ndodhi jashtë sallës së Kuvendit dhe nuk u dhanë deklarata për media, ajo po interpretohet si një sinjal i koordinimit të mundshëm mes opozitës për hapat e ardhshëm politikë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...