Humb jetën një 24-vjeçar me origjinë nga Kosova në Milano, ra nga skelet

PUBLIKUAR

Një i ri me origjinë nga Kosova ka humbur jetën të martën në Milano të Italisë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, viktima thuhet se ishte 24 vjeçar dhe humbi jetën pasi ra nga një skele ndërtimi me lartësi rreth 20 metra.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bassini, në zonën “Citta Studi”.

Sipas informacioneve paraprake nga RaiNews.it, i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar.

Në vendngjarje ndodhen autoritetet e policisë lokale, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...