Arrestohet 39-vjeçari për vjedhjen e 5 viçave në fshatin Soponicë të Kaçanikut

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e pesë viçave në fshatin Soponicë të komunës së Kaçanikut.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj, rreth orës 08:50, kur policia e stacionit lokal mori një informacion se persona të panjohur kishin hyrë në një stallë për bagëti dhe kishin vjedhur pesë krerë viça, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 6,000 euro.

Hetimet e nisura nga Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, çuan në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit. Sipas njoftimit zyrtar, më 5 maj, rreth orës 14:40, është arrestuar P.H., 39 vjeç, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i rastit ka lëshuar vendim për ndalimin e tij për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...