Gent Begolli, drejtori i ri i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës

PUBLIKUAR

Pas marrëveshjes së arritur, në Komunën e Prishtinës, në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që kjo e fundit të udhëheq me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Telegrafi mëson se kush do ta drejtojë këtë dikaster.

Gent Begolli, do të jetë në krye të kësaj drejtorie, duke e zëvendësuar kështu drejtorin aktual, Dardan Sejdiu, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i Komunës.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim një delegacion të AAK-së, në krye me liderin e kësaj partie, Ramush Haradinajn, me ç’rast është formalizuar dhe marrëveshje për koalicion në Komunën e Prishtinës./Telegrafi/

Lexo poashtu: AAK në Prishtinë merr drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...