Arrestohet në vendin e tij të punës personi i dyshuar për dy rastet te raportuara “Vjedhje të rënda” në dy lokale

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se në Stacionin Policor Mitrovicë Veri janë raportuar dy raste të vjedhjeve:
“Rasti I: Më 02.05.2025, rreth orës 23:30, ankuesi ka raportuar se dera e lokalit të tij në rrugën “Kral Petri” është dëmtuar dhe nga brenda lokalit i janë vjedhur rreth 550 euro dhe një shumë e dinarëve. Rasti II: Më 03.05.2025, rreth orës 06:00, ankuesi ka raportuar se i është thyer dera e lokalit të tij në rrugën Car Lazar, dhe nga aty i janë vjedhur një telefon celular dhe kartëmonedha të përziera (euro dhe dinarë), në vlerë prej 60 euro” thuhet ne njoftim.
Në lidhje me rastet, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, janë iniciuar procedurat penale për “Vjedhje të rënda”.
“Njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe si rezultat, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar M.M., 31 vjeç, për kryerjen e këtyre veprave penale. I njëjti është lokalizuar dhe arrestuar në vendin e tij të punës më 04.05.2025, në fshatin Zabergj, Mitrovicë Jug i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë intervistimit e ka pranuar se i ka kryer vjedhjet në rastet e sipër cekura” njofton raporti i policisë.
Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...