Përpjekja e 11-të dështon, Kuvendi ende pa kryetar

PUBLIKUAR

Përpjekja e njëmbëdhjetë për ta konstituar përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke e lënë edhe më tej të paqartë formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, transmeton IndeksOnline.

Deputetët u mblodhën sot në seancën konstituive, por për të tretën herë me radhë refuzuan formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – propozim i bërë nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Për votuan 56 deputetë dhe 1 kundër.

Deri më tani, Kuvendi ka arritur të miratojë vetëm dy pika të rendit të ditës: verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Procesi vazhdon të mbetet i bllokuar në pikën e tretë, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo e drejtë i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, e cila ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë pozitë. Megjithatë, kandidatja e VV-së nuk ka arritur që në asnjë nga shtatë votimet e deritanishme të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Mbledhja e sotme ka thelluar edhe më shumë krizën institucionale, me mungesën e konsensusit politik që po pengon formimin e qeverisë së re.

Mbetet të shihet nëse në përpjekjen e radhës do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimet e partive politike apo në qasjen e VV-së ndaj procesit. Pas 48 orëve do të mblidhen sërish deputetët./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...