Gjuajte me armë zjarri në një aheng familjar, shoqërohet në polici një person

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30, gjatë patrullimit në fshatin Begrac, policët  kanë dëgjuar dy të shtëna armësh që vinin nga një aheng familjar.

Menjëherë policët kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje.

Arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën...

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...