Vajza e Trumpit ia besoi Fadil Berishës fotosesionin e shtatzënisë

PUBLIKUAR

Tiffany Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Michael Boulos, dhe këtë kapitull të ri të jetës e ka përjetësuar me një fotosesion mbresëlënës që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Bukuroshja Trump ka zgjedhur të ndajë emocionet dhe ndjesitë e saj të shtatzënisë përmes një seti fotografik të realizuar fotografi shqiptar Fadil Berisha.

Kjo u bë e ditur nga vetë Berisha përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram.

 

Fadil Berisha, është i njohur për bashkëpunimet me figura botërore të modës dhe artit.

Ky fotosesion nuk është vetëm një koleksion imazhesh – është një përshkrim vizual i një udhëtimi emocional, për Tiffany Trump.

Projekt i përbashkët i jep edhe njëherë jehonë përfshirjes së shqiptarëve në skenën globale të artit dhe kulturës, duke treguar se talenti nuk njeh kufij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...