Arrestohen katër persona në Prishtinë për vrasje në tentativë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes.
Sipas policisë janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
J. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
K. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. XH, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
O. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
“Ndaj këtyre personave policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh” thuhet në njoftim. LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...