Ana bën tatuazh emrin e Kevinit: Shënova emrin e tij në lëkurë sepse ai është tashmë në zemrën time

PUBLIKUAR

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe të guximshme për të shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit, Kevinit.

Në një gjest plot ndjenjë dhe simbolikë, ajo ka vendosur të gdhendë në lëkurë emrin e tij, duke e kthyer lidhjen e tyre në një kujtim të përjetshëm.

Tatuazhi, i realizuar në kraharorin e saj, u publikua përmes një imazhi të ndarë në rrjetet sociale, ku Ana shihet duke mbajtur krenare tatuazhin dedikuar Kevinit.

Foto: Ana Ejupi / Instagram

Por ajo që rrëmbeu po ashtu vëmendjen e ndjekësve ishte përshkrimi emocional që e shoqëronte foton:

“E shënova emrin e tij në lëkurë, pasi ai tashmë është në zemrën time”.

Ky mesazh i thjeshtë por i ngarkuar me dashuri, shpreh thellësinë e lidhjes që Ana ndien për partnerin e saj.

Foto: Ana Ejupi dhe Kevini / Instagram

Ana dhe Kevini u njohën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë – Big Brother VIP Kosova. Që nga dita e parë, kimia mes tyre ishte evidente, dhe me kalimin e kohës, ndjenjat u shndërruan në një romancë të sinqertë, e cila mbijetoi edhe pas daljes nga spektakli.

Pavarësisht sfidave dhe momenteve të vështira që çifti ka kaluar, ata vazhdojnë të qëndrojnë bashkë, duke ndërtuar një marrëdhënie që është forcuar dita-ditës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...