Pas një mosmarrëveshje, djali ia lë dy fishekë babait në dhomë, dërgohet në mbajtje

PUBLIKUAR

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të Elezit kanë pranuar informacione për një incident në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Babai ka raportuar se djali i tij 25 vjeçar, pas një mosmarrëveshje, ia ka lënë dy fishekë në dhomën e tij.

“Më datë 03.05.2025, rreth orës 19:10, stacioni policor në Han të Elezit ka pranuar një informacion për një incident të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit. Njësia patrulluese ka reaguar menjëherë dhe pas kontaktit me ankuesin është informuar se i dyshuari, djali i tij 25-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte lënë dy fishekë në dhomën e tij. Në vijim të hetimeve dhe me autorizim të prokurorit, është realizuar bastisja e shtëpisë. Gjatë kontrollit në dhomën e ankuesit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: – 2 armë zjarri (pistoleta), – 46 fishekë, – 1 thikë.”

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj babait është iniciuar rasti “Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës”.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj personit të dyshuar, mashkull, 25 vjeç, është iniciuar rasti “Kanosje” dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, ndaj ankuesit, mashkull, 85 vjeç, është iniciuar rasti “Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës” dhe ai është liruar në procedurë të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt  mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale.”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...