VV mbetet e vetme, edhe Nisma braktis Kuvendin

PUBLIKUAR

as AAK-së edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën, do t’i braktisë seancat e Kuvendit të Kosovës duke e lënë të vetme Vetëvendosjen, e cila nuk heq dorë nga qëndrimi i saj për të mos braktisur Kuvendin.

Për braktisjen e Kuvendit nga Nisma, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Zafir Berisha, i cili ka thënë se nuk “ia vlen me u rikthye në këtë parlament”.

“Nuk ja vlen me u rikthye në një parlament që i shërben një qeverise antikushtetuese. Nuk ja vlen me i shërbye një bande mafioze të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, tha Berisha, njofton Lajmi.net.

I pari braktisjen e seancave të Kuvendit të Kosovës e filloi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin e pasuan deputetët e partisë së tij dhe tanimë një hap të tillë duket se kanë vendosur ta marrin edhe partia e Fatmir Limajt.

Ndërsa qëndrim krejtësisht tjetër kanë në Vetëvendosje.

“Sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancat plenare të Kuvendit, ne do ta bëjmë vlerësimin nga seanca në seancë. Sepse, nuk përjashtohet mundësia që koalicioni qeverisës të përpiqet që të kontrabandojë në Kuvend gjëra të këqija si psh. statutin e ‘Zajednicës’, likuidimin e Trepçës e të ngjashme, me ç’rast ne sigurisht se duhet të jemi aty dhe do të jemi aty”, tha për lajmi.net zyrtari për informim ne Lëvizjen Vetëvendosje Adonis Tahiri.
Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje njofton se janë duke u bërë gati për protestën e radhës.
“Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën më 19 mars 2016 në ora 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016”, ka thënë Tahiri.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...