Selimi priti ambasadoren e Estonisë

PUBLIKUAR

Ushtruesi i detyrës i Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur sot ambasadoren e Republikës së Estonisë në Austria, jorezidente për Kosovën, Shkëlqesinë e Saj, Eve-Külli Kala.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, thuhet se ambasadorja Kala ka përgëzuar Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian, duke hyrë kështu në marrëdhënie kontraktuale me familjen e madhe evropiane, dhe shprehu mbështetjen e vendit të saj për Kosovën në kuadër të proceseve integruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare multilaterale.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm Selimi dhe ambasadorja Kala, e cila në takim u shoqërua nga këshilltari, Ott Laido, po ashtu diskutuan për bashkëpunimin bilateral si dhe për situatën aktuale politike në Kosovë. Diplomatja estoneze nënvizoi se çdo temë e rëndësishme për vendin duhet debatuar në frymë demokratike, përmes dialogut brenda institucioneve të vendit.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm Selimi konfirmoi se Kosova ka plotësuar kushtet e kërkuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Ai gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kala me progresin e Kosovës në proceset e tjera të tilla si interaksioni i shtuar me strukturat atlantike dhe me Këshillin e Evropës, si dhe për përmbushjen e kushteve teknike për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Selimi falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të saj për Kosovën dhe shprehu dëshirën e tij për të forcuar më tej marrëdhënien e mira me Estoninë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...