Dy të arrestuar në Gjakovë, vënë baste në rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 21:00.

“Gjakovë/29.04.2025-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë vënë baste në rrjete sociale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...