Policia e Kosovës ka disa kërkesa për qytetarët pasi nesër realizohet eksplodimi i mjetit shpërthyes në Stagovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se më datën 30.04.2025 (e mërkurë), në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 13:00, do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes, i dyshuar si i luftës së dytë botërore në fshatin Stagovë tė Kaçanikut.
Në këtë njoftim Policia e Kosovës ka paraqitur disa masa që duhet të respektohen nga qytetarët, të cilat mund ti shihni më poshtë. /LipjaniNews/
Njoftimi i plotë;
Më datë 28.04.2025, rreth orës 14:40, në fshatin Stagovë tė Kaçanikut, në lagjen “Teneqja” është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dalë FSK dhe Njësia e Deminimit nga KFOR-i, të cilët kanë kryer inspektimin dhe kanë rekomanduar në marrjen e masa si në vijim:
Më datë 30.04.2025 (e mërkurë), në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 13:00, do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes, i dyshuar si i luftës së dytë botërore
Masat që duhet të respektohen:
– Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.
– Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.
Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:
– Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.
– Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.
– Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.
– Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.
Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e këtyre masave për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve.
Policia Rajonale e Ferizajt do të bëjë njoftimin me kohë menjeherë pas perfundimit të operacionit.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...