Dhuna në familje: 5 raste në 24 orët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

Dhuna në familje nuk ka të ndalur, sipas raportit të Policisë së Kosovës kemi 5 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit. LipjaniNews

 

Raporti i plotë:

Në Vushtrri një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua.

“Podujevë 27.04.2025, 16:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Në Lipjan një burrë dyshohet se është sulmuar nga një grua.

“Lipjan 27.04.2025, 23:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Një person është arrestuar në Podujevë pasi e ka sulmuar me mjet të mprehtë një grua.

“DHUNË NË FAMILJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Podujevë  27.04.2025, 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në Malishevë një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë 27.04.2025, 15:50. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Vushtrri një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj disa personave.

“DHUNË NË FAMILJE- Vushtrri / 26.04.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj disa personave. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...