U pyet në emision nëse Xheneta e ka uruar për fitoren, përgjigjet Gjesti

PUBLIKUAR

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, bëri paraqitjen e parë televizive në programin e “Portokalli”.

Ai u pyet për Xheneta Fetahun nëse e ka uruar për fitoren në këtë edicion, duke qenë se ishin shumë të komentuar.

“Të uroj Xheneta për fitoren?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Foto: Screenshot/X

“Kush është ajo?”, u përgjigj artisti pejan duke e injoruar totalisht ish-partneren e tij.

Xheneta dhe Gjesti duket se janë takuar në ambientet e Top Channel, por nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Modelja theksoi se ai ka qenë me roje sigurie dhe thjesht kanë vazhduar punët e tyre.

Gjesti në BBVA deklaroi se nuk do që të ketë më me të pas përfundimit të këtij reality shou. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...