Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i njohur si Ftyra

PUBLIKUAR

 

Ka ndërruar jetë njeri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala i njohur si Ftyra.

Kështu ka njoftuar familjari i tij Fatmir Surdhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

 

 

Naser Bislim Shala- Ftyra.-

Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftuar ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit.

Naseri si epror i shtabit Brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qëndronte me shokët luftëtar nëpër vijat e para të ftontit.

Njihej me nofkën e luftës FTYRA ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në çdo rrethanë luftarake të kohës.

E kam pasur fatin të jemi bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, Fryra qëndronte heroikisht bashkë me shokët.

E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyrën per atdheun me përkushtim sipas edukimit të Nanës Qamile e Dajes Bislim që na i vranë forcat serbe më 1998.

Ngushëllime Familjes Shala, miqve, farefisit , bashkëluftarëve e shoqërisë.

Lavdi jetës e veprës tënde atdhetare daja im bashkëluftëtari im Ftyra i UÇK-së!./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...