Vetaksident me fatalitet në Suharekë

PUBLIKUAR

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00 në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi u vetaksidentua në fshatin Shirok dhe Sopij të Suharekës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi.

Tutje tha se hetuesit e trafikut kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar prokuror kujdestar.

“Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente  policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopij në Suharekë ka ndodhur një vet-aksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëherë ka dal në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se I lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar”, ka thënë Bytyqi.

Ai po ashtu tha se me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...