Dogana e Kosovës ndalon hyrjen e mallrave që dyshohen të jenë të falsifikuara

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mallra të cilat dyshohen se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
Në njoftim potencohet se gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat në vijim:
Pantallona (farmerka) me marka të dyshuara si të falsifikuara:
DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER. LIPJANI NEWS
Njoftimi i plotë:
📦
❌ Ndalim i mallrave që dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI)
📍 Më datë 22.04.2025, në terminalin doganor Prishtina 3, gjatë një ekzaminimi fizik të një dërgese, oficerët doganorë kanë hasur mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
🔍 Gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat në vijim:
Pantallona (farmerka) me marka të dyshuara si të falsifikuara:
DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
🛑 Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe procedurat doganore në fuqi.
📢 Dogana mbetet e përkushtuar në luftimin e falsifikimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme.

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...