Peci me një mesazh për subjektet opozitare: Mirëmëngjesi nga Qeveria kujdestare në detyrë, e cila ka prioritet vetëm Kosovën

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë një reagim pasi edhe ditën e enjte dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Peci ka numëruar disa nga sukseset e arritura gjatë udhëheqjes së tij me Ministrinë e Bujqësisë, transmeton Telegrafi.

“Mirëmëngjes nga Qeveria kujdestare, në detyrë e cila edhe në këto rrethana, ka prioritet vetëm Kosovën”, shkroi Peci në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se nga importi i kafshëve më dokumenta të falsifikuara të realizuar me dekada, që paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe.

Tutje, ai ka shkruar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës muajve të fundit ka ndërmarrë një mori masash: në dobi të shtetit ligjor; sigurisë ushqimore; parandalimit të sëmundjeve infektive; dhe
ndalimit të kontrabandës.

Peci thotë se vetëm në periudhën e fundit tre mujore si rezultat i veprimeve proaktive janë ndërmarrë këto hapa:28 operatorëve ekonomikë, iu janë pëzulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian; Prokuroria posedon faktet edhe për falsifikim të dokumentacioneve nga operatorë të caktuar ekonomikë.

“Dëmi financiar i shkaktuar Republikës së Kosovës nga këta operatorë ekonomikë është qindra miliona euro, ndërsa dëmi në cënimin e sigurisë ushqimore është i pakthyeshëm dhe i papërllogaritshëm”.

Ai shtoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka shënuar rezultatet më të mira në histori në vitin 2024, që nga themelimi i kësaj agjencie.

“Reformën dhe të arriturat e kësaj agjencie i konfirmon edhe Raporti i fundit i Progresit i Bashkimit Evropian. Është rritur intensiteti i inspektimeve në çdo pikë ku shitet mishi, si rrjete të dyqaneve ashtu edhe në mishtore e therrëtore, si për mishin e freskët ashtu edhe për mishin e ngrirë që importohet në Kosovë”, theksoi ai.

Peci deklaron se gjithçka në Kosovë tashmë gjurmohet falë digjitalizimit të procesit, që nga matrikula; numri identifikues i kafshës që lind, importohet, e thërret.

“Çdo import që realizohet, duhet ta ketë historiatin valid, ndërkaq nuk ka ndërrim të destinimit të qëllimit të importi të kafshëve e as ri-destimin. Përmes këtij sistemi, kontrollojmë tentativat për ri-eksport dhe i parandalojmë ato, qoftë të kafshëve të gjalla, qoftë të mishit të importuar. Kemi goditur në hallkën më të fortë të zinxhirit të importuesve të kafshëve të gjalla në Kosovë, duke i mbajtur përgjegjës për tentimin e keqpërdorimit dhe mashtrimit në proces të importit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...