“Nuk ka njeri më mashtrues, gënjen aq shumë sa e beson edhe vet”, Rozana Radi tregon pse Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 sipas saj

PUBLIKUAR

Pasditen e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atmosfera mes finalistëve të “Big Brother VIP Albania 4” ka qenë e mbushur me tension, ndërsa Rozana Radi ka shpërthyer në kritika të drejtpërdrejta ndaj bashkëbanorit të saj, Gjestit.

Në një diskutim të hapur mes banorëve që kanë arritur finalen, këngëtarja u shpreh pa dorashka se sipas saj, Gjesti nuk e meriton të jetë fitues i këtij edicioni. Ajo e akuzoi artistin nga Kosova për mungesë sinqeriteti dhe paaftësi për të mbajtur qëndrime të qarta në situata të vështira brenda shtëpisë.

“Unë nuk kam njohur njeri që gënjen më shumë se Gjesti. Një njeri i cili aq shumë gënjen, saqë ndonjëherë e beson edhe vetë atë që gënjen”, tha ajo me ton të prerë.

Egli: Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 për shkak se është i papjekur emocionalisht, ka lënduar vajzat dhe i ka quajtur ato të pamoralshme

Sipas Rozanës, Gjesti nuk ka qenë i aftë të përballojë debatet apo të ndërtojë një narrativë serioze gjatë rrugëtimit të tij në shtëpi, duke u treguar shpesh i paqëndrueshëm dhe kontradiktor midis asaj që shfaq para banorëve dhe asaj që thotë në dhomën e rrëfimit.

“Ndryshe sillet gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi dhe ndryshe thotë në dhomën e rrëfimit. Nuk është një djalë që mban mbi shpatulla debatin”, – vijoi ajo, duke theksuar se mungesa e argumenteve dhe mosmbrojtja e vetes janë të pafalshme për një finalist.

Deklaratat e Rozanës janë bërë virale menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat po ndajnë mendime të ndara për Gjestin – disa duke e mbrojtur dhe të tjerë duke e përkrahur qëndrimin e saj.

Finalja e “BBVA4” po afron, dhe me sa duket, gara për çmimin e madh është më e ndezur se kurrë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...