Fajde në Suharekë, arrestohet një i dyshuar – i gjenden armë dhe narkotikë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për fajde.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, ndërkaq të dyshuarit i janë konfiskuar armë dhe narkotikë.

“Më 16.04.2025 DHKR me DHTN në bashkëveprim me Prokurorin Themelore Prizren kanë kontrolluar shtëpinë–objektet përcjellëse, automjetin dhe një banesë me qira e të dyshuarit  mashkull kosovar, me ç’rast si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, dy karikator me 9 copë fishekë, një armë automatike  me 81 copë fishekë,  një automjet, 1 kg e 57 gram narkotikë të llojit marihuanë, një peshore elektronike, dy grinder, dhe dy telefona mobil”, thuhet në raport.

Është arrestuar i dyshuari, i cili po ashtu është i dyshuar edhe për veprën penale fajde dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...