Adem Hoxha ulet te AAK, a u bë pjesë e Grupit Parlamentar?

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është ulur pranë AAK’së në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ende nuk është konfirmuar nëse Hoxha i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK’së, pasi kjo e fundit mbeti me pesë deputetë.

Sipas rregullores së Kuvendit për të qenë Grup Parlamentar duhet të jenë së paku një grup prej 6 deputetësh.

“Grup parlamentar: Grupim i së paku 6 (gjashtë) deputetëve të Kuvendit, që e kanë njoftuar Kryetarin e Kuvendit për qëllimin e tyre të veprojnë si grup parlamentar”, thuhet në rregulloren e Kuvendit. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...