Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Finalja e madhe e “X Factor Albania” solli jo vetëm emocione muzikore, por edhe një moment të shumëpritur për publikun shqiptar: rikthimin televiziv të Arbana Osmanit.

Pas një mungese të gjatë nga ekrani, moderatorja e njohur u shfaq për herë të parë në TV Klan, ku u ftua nga Alketa Vejsiu për të komentuar karrierën e saj dhe për të zbuluar arsyet e largimit nga Top Channel.

Arbana u shpreh se ishte ajo vetë që kishte vendosur të tërhiqej përkohësisht nga televizioni. Ajo theksoi se ndjeu nevojën për një pauzë, për të rigjetur veten dhe për të kuptuar drejtimin e mëtejshëm të jetës së saj personale dhe profesionale. Por deklarata e saj duket se nuk është pritur njësoj nga të gjithë.

Foto: Screenshot/TikTok

Vetëm pak ditë më pas, gjatë një prej mbrëmjeve “prime” të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço, aktualisht moderatori i spektaklit në Top Channel, u duk se lëshoi një thumb të koduar, por shumë të qartë për publikun.

Ledioni e nisi spektaklin me përshëndetjen karakteristike të Arbanës: “Mirëmëngjes yje”, një frazë tashmë ikonike për moderatoren.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa mbrëmjen e mbylli me një mesazh të fortë që shumëkush e pa si thumbim: “Ka diçka më të ulët dhe më të rrezikshme sesa të gënjesh të tjerët – është të gënjesh veten.”

Për ndjekësit e vëmendshëm të televizionit, kjo deklaratë u përjetua si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Arbana Osmanit dhe intervistës së saj në TV Klan.

Rikthimi i shumëpritur - Arbana Osmani befason publikun me një rrëfim të ndjerë në “X Factor Albania”: U dorëzova, po humbisja veten

Lexo po ashtuRikthimi i shumëpritur – Arbana Osmani befason publikun me një rrëfim të ndjerë në “X Factor Albania”: U dorëzova, po humbisja veten

Komentet në rrjet shpërthyen menjëherë, me shumë përdorues që spekuluan se Ledioni po e vinte në pikëpyetje versionin e Arbanas për largimin nga televizioni ku ajo kishte ndërtuar një pjesë të rëndësishme të karrierës.

Kjo nuk është hera e parë që mes figurave të njohura të ekranit ndodhin shkëmbime indirekte të tillë, por në këtë rast, ndjeshmëria është edhe më e madhe për shkak të kalimit të Arbanës nga një televizion i madh në një tjetër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...