Egli-Gjestit: Prindërit e mi nuk të urrejnë ty, ata kanë tentuar shumë që të mos jem këtu – por unë nuk mund të mos kthehesha

PUBLIKUAR

Në një moment reflektimi dhe ndjeshmërie brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, Egli ka ndarë me Gjesti një bisedë të ndjerë lidhur me qëndrimin e prindërve të saj për raportin e tyre dhe gjithë ngjarjet që kanë ndodhur brenda formatit.

Pavarësisht zhgënjimeve dhe lëndimeve që ajo ka përjetuar nga Gjesti, Egli ka treguar se familja e saj nuk ushqen urrejtje ndaj tij.

“Prindërit e mi nuk të urrejnë ty, domethënë prindërit e mi janë njerëz shumë të butë dhe nuk janë njerëz që thonë ‘Mos guxo, ta mbyll derën’, nuk janë kësi lloj njerëz prindërit e mi”, është shprehur ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se prindërit kanë vendosur një kufi të qartë për mbrojtjen e saj. “Babai im më ka thënë që ‘nëse ti e lejon, unë s’e lejoj më kurrë’. Prindërit e mi kanë tentuar shumë që të mos jem këtu. Ata janë lutur natë e ditë që të ikja nga këtu”, vazhdoi Egli.

 

Kjo deklaratë vjen pas një serie tensionesh mes dyshes, të cilët kanë qenë një ndër dinamikat më të përfolura të këtij edicioni të BBVA. Komentet e Eglit tregojnë një përpjekje për të balancuar emocionet e saj me përgjegjësinë që ndien ndaj prindërve dhe mbështetjes që ka marrë prej tyre.

Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes saj dhe Gjestit, duket se Egli vazhdon të ruajë një lidhje të fortë emocionale me familjen, duke i qëndruar besnike vlerave të respektit dhe mirëkuptimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...