“Unë jam Bleta Rexha, më pëlqen të këndoj opera”, eseja e Bebe Rexhës e shkruar kur ajo ishte nëntë vjeçe bëhet virale në rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet elegante e veshur në të zeza, teksa festonte Bajramin me familjarët e saj në New York.

E ndodhur në shtëpinë e prindërve, artistja ka vendosur të shfletojë arkivat e fëmijërisë, duke zbuluar një ese të shkruar nga vetë ajo kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

Me nostalgji, Bebe e ndau këtë dokument të veçantë me ndjekësit e saj, duke treguar sesi e shihte veten dhe pasionet e saj në atë kohë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në esenë e saj shkruhet: “Emri im është Bleta Rexha. Jam nëntë vjeçe. Më pëlqejnë sportet. Sportet që më pëlqejnë janë hokej, bejsboll, basketboll, patinazh, futboll, volejboll, gjimnastikë. Më pëlqen të këndoj opera dhe këngë pop. Hobet e mia janë këndimi, pikturimi, vizatimi, leximi dhe luajtja e lojërave me letra. Sezoni im i preferuar është dimri. Më pëlqen Halloween-i, por jo shumë, sepse nëse ha shumë karamele, ndihesh keq. Ushqimet e mia të preferuara janë pizza, tacos, pure patatesh, patate të skuqura, copëza pule, makarona, veçanërisht mishi, orizi, lazanja dhe pierogit. Pija ime e preferuar është uji. Më pëlqen të dëgjoj muzikë nga radioja kudo që të jem! Kaq për mua”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ky moment i veçantë ka ngjallur emocione te fansat e saj, të cilët e kanë vlerësuar këtë rikthim në të kaluarën si një dëshmi të ëndrrave të hershme të Bebe Rexhës, të cilat sot janë bërë realitet.

Bebe Rexha, e lindur dhe rritur në New York në një familje shqiptare, tashmë është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop në botë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Prej vitesh ajo jeton në Los Angeles, ku ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, duke vazhduar të frymëzojë miliona fansa në mbarë globin. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...