VV: Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, jo aktivistët e VV-së

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në shtëpinë e tij aktivistin e lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemin, për protestën e mbajtur në Prizren dy vite më parë kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Ramadan Muja, është i dënuar nga Gjykata për keqpërdorim dhe abuzim me detyrën por vazhdon të qëndrojë në liri dhe vazhdon të jetë Kryetar i Komunës. Kurse aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që protestuan kundër tij vazhdojnë të përndiqen e arrestohen nga ky sistem i kapur i drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

“Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që t’i lirojnë të gjithë aktivistët, dhe t’i ndalin përndjekjet ndaj tyre. Në anën tjetër, policia duhet të arrestojë zyrtarët e pushtetit kriminal, të cilët edhe pse formalisht janë të dënuar, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të institucioneve. Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...