Tha me plot bindje që ka një lidhje jashtë, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

PUBLIKUAR

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.

Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.

Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.

Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.

Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...