Policia në Prishtinë ekzekuton mbi 200 urdhëresa gjykate, sekuestron armë dhe gjobit mijëra shoferë

PUBLIKUAR

Policia e Rajonit të Prishtinës ka ekzekutuar 203 urdhëresa gjykate gjatë javës së kaluar, përmes aksioneve të zhvilluara në lokacione të ndryshme.

Nga këto, 62 urdhëresa ishin për vepra penale, ndërsa të tjerat lidheshin me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme, njofton Klankosova.tv.

Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas shlyerjes së obligimeve.

Përveç ekzekutimit të urdhëresave, policia ka sekuestruar 8 armë zjarri dhe sasi të ndryshme të municionit gjatë operacioneve për siguri publike.

Ndërkohë, aktivitetet në fushën e sigurisë rrugore kanë rezultuar me shqiptimin e 4 mijë e 87 gjobave për shkelje të kodit rrugor.

Nga to, 658 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë.

Policia apelon për respektim të ligjit dhe bashkëpunim nga qytetarët për të garantuar sigurinë publike./Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga...

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...