Gashi i lumtur me fitoren, falënderon tifozët shqiptarë në stadium (Foto)

PUBLIKUAR

Shkëlzen Gashi ka arritur të shënoi fitoren e parë në kampionatin amerikan MLS me skuadrën e tij Colorado Rapids.

Mesfushori ofensivë i Kombëtares shqiptare ishte titullar ndaj Los Angeles Galaxy dhe luajti 84 minuta.

Gashi në këtë takim kishte tri raste shënimi, por që nuk e kishte fatin të shënonte para publikut amerikan por edhe disa shqiptarëve që kishin shkuar ta përcjellin dhe ta përkrahin të.

Pas ndeshjes Gashi ka falënderuar tifozët shqiptarë për përkrahjen të cilët e kishin marrë me vete edhe flamurin Kombëtar në stadium.

“Fituam ndeshjen e parë të stinorit në shtëpi. Faleminderit shumë tifozëve për mbështetjen”, shkroi Gashi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Gashi iu bashkua skuadrës amerikane Colorado Rapids në janar nga kampioni zviceran Basel. /Telegrafi/

Shkelzen Gashi 1

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...