KQZ njofton për orarin e konferencave të shtunën për votimin në përfaqësi diplomatike

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për orarin e konferencave që do të mbahen të shtunën, 8 shkurt, për votimin në përfaqësi diplomatike, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i KQZ për Express ka bërë të ditur se komisioni ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave, kjo me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në ato përfaqësi diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.

Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanadë’’, ka njoftuar Elezi. /Express

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...