Gjesti i ashpër me G Banin: Unë në spital, ti po pije verë

PUBLIKUAR

Pas incidentit të mbrëmjes së djeshme (e diel) po vazhdojnë akoma debatet në shtëpinë më të famshme.

Derisa po qëndronin në oborr, Gjesti ka bërë një debat me G Banin, ku kanë ndërhyrë edhe të tjerë.

Ndonëse ai u lëndua pasi iu hodh birrë në sy, disa të tjerë e vazhduan ahengun dhe darkuan.

Foto: Screenshot/Instagram

E për këtë këngëtari pejan ka qenë i ashpër me G Banin, duke i thënë se si e ka bërë këtë.

Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

Lexo po ashtuGerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

“Unë në spital, ti po pije verë”, i tha Gjesti.

Foto: Screenshot/Instagram

E më pas reperi e Gerta Gixhari i thanë se s’kishin ç’të bënin, nuk mund ta ndiqnin në spital.

Të tjerë gjithashtu reaguan me situatën duke thënë se askush nuk u brengos për gjendjen e Gjestit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...