Mustafa i dërgon telegram ngushëllimi kryeministrit turk

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka dërguar një telegram kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Ankara, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e thellë dhe solidaritetin e qytetarëve e të Qeverisë së Kosovës me popullin turk dhe me familjarët e viktimave e të plagosurve, në këtë akt të rëndë terrorist, transmeton Klan Kosova.

Në telegram, kryeministri ka theksuar se terrorizmi tashmë është kërcënim serioz për të gjitha vendet, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në luftën e përbashkët globale të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA-të, kundër të gjitha formave të radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizimit.

SHIKO MË SHUMË

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...

Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende...