“Ik se më mërzite”, Gjesti refuzon kontaktin me Eglin – fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën

PUBLIKUAR

Reperi i njohur Gjesti po kalon një periudhë të vështirë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania (BBVA), duke vazhduar të vuajë dënimin e tij të izoluar në “shpellë”, së bashku me Rozanen, G Banin dhe Klajdin, pa pasur mundësi të ketë kontakt me banorët e tjerë të shtëpisë.

Kjo situatë e krijuar ka shpërthyer së fundmi në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve sociale.

Së fundmi, ka qenë Egli ajo që ka shkuar deri te dera e Gjestit, duke i trokitur dhe kërkuar që ai t’ia dëgjonte zërin, një gjest që duket se kishte për qëllim të hapte një mundësi për komunikim mes të dyve.

 

Megjithatë, Gjesti, i cili ka qenë në një periudhë mjaft të tensionuar në shtëpi, ka reaguar me një refuzim të ashpër, duke i thënë: “Ik se më ke mërzitur”.

Ky reagim i Gjestit ka shkaktuar një shpërthim të menjëhershëm në rrjetet sociale, kryesisht në platformën X (ish-Twitter), ku janë shpërndarë video dhe komente të shumta që interpretohen si një refuzim të drejtpërdrejtë ndaj Eglit.

Komentet dhe spekulimet kanë qenë të shumta, ku shumë prej ndjekësve sugjerojnë se ky reagim ka ardhur për shkak të një simpatizimi të mundshëm që Gjesti ka jashtë shtëpisë, ndaj Xhenetës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...