Vullneti me fjalë të mëdha për Gjestin: Po bën lojë fenomenale atje

PUBLIKUAR

Vullnet Krasniqi ka dhënë intervistën e parë që pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Ai mes tjerash ka folur edhe për Gjestin dhe për kalimin e tij në Big Brother të Shqipërisë.

I njëjti theksoi se e kuptoi që ka ndodhur diçka me të, pas një deklarate që bëri opinionisti Milaim Zeka.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, ai e vlerëson duke thënë fjalë të mëdha për të dhe se po bën lojë fenomenale.

“Mua më ka marrë mendja kur erdhi Milaimi që e bëri atë foren është në Londër te Dua Lipa, më mori mendja që ka ndodhur diçka shumë publike. Unë mendoj që Gjesti është fitues shumë i madh i Big Brother, për dy arsye të forta: Është komplet modeli i një djali të ri që nuk brengoset se çka thonë të tjerët, që është tepër rehat me veten, që bën gjëra që nuk i intereson se si dalin në publik, për dallim prej shumicës së djemve të rinj që kanë qenë aty”, u shpreh ai.

Vullnet Krasniqi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Më janë frikësuar dhe janë ruajtur nga unë

Lexo po ashtuVullnet Krasniqi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Më janë frikësuar dhe janë ruajtur nga unë

Tutje tha: “Gjesti e ka reprezentuar një model të një djali, është artist, nuk ia ndien çka thonë hallku, është rehat. Më ka hëngër shpirtin në shtëpi, nuk është bërë rehat. Ai ka dashur të hyj në mes të debatit”.

“Mendoj që, në secilin Big Brother ka disa fitues. I pashë tani disa klipe, atje pa të duhet ta mbyllin Big Brotherin. Lojë fenomenale”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...