“Drenica është për luftë, jo për muzikë, o babëlok”, Stresi thumbon Don Xhonin në BBVK

PUBLIKUAR

Stresi, i ftuar në Big Brother VIP Kosova, ka lënë një koment të fortë ndërsa po kalonte kohën në oborrin e shtëpisë.

Gjatë një momenti kur po pinte duhan, kënga e Don Xhonit “Yakuza” u luajt në sfond.

Fillimisht, Stresi nuk reagoi, por më pas shprehu një koment që duket si një thumb për Don Xhonin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Drenica është për luftë, jo për muzikë, o babëlok”, u shpreh ai.

Ky koment u mor si një goditje indirekte ndaj Don Xhonit, pasi këngëtari është nga Drenica, një rajon i njohur për lidhjet e tij me historinë e luftës në Kosovë.

Më pas, ndërsa kënga vazhdonte me vargun “Kur repovati, nuk m’dridhet buza”, Stresi tha: “Te dridhet që s’e ke idenë”.

Ky moment i Stresit ka shkaktuar reagime nga fansat, të cilët e panë si një provokim dhe goditje ndaj Don Xhonit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...