Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

PUBLIKUAR

Bashkimi Evropian do dërgojë një mision vëzhgimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do mbahen më 9 shkurt.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e bërë për media të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).

Gjithashtu, thuhet se ftesa ishte bërë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në përgjigje të një ftese nga Presidentja e Kosovës, Përfaqësuesja e Lartë / Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Kaja Kallas ka vendosur të dërgojë një Mision të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (EOM) për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt 2025”, vijon njoftimi.

Tutje thuhet se përfaqësuesja e Lartë ka emëruar Nathalie Loiseau, Anëtare e Parlamentit Europian, si Kryevezhguese.

“Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, me kërkesë të autoriteteve të tyre, do të tregojnë mbështetje të vendosur nga BE-ja për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen demokratike. Prania e misionit në terren ka për qëllim të kontribuojë në një proces zgjedhor përfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke mundësuar që votuesit në Kosovë të shprehin qartë zgjedhjet e tyre”- thuhet në komunikatë.

Kryevezhguesja Nathalie Loiseau ka deklaruar se është e nderuar që do të shërbej si Kryevezhguese e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së për vitin 2025 në Kosovë.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025./Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...