Nderohen me mirënjohje mësimdhënëset që kontribuan në arsimimin e gjeneratave

PUBLIKUAR

Kryesia e Gruas Demokratike në Lipjan, në nderim dhe respekt të Festës së Mësuesit, sot ka ndarë mirënjohje për mësimdhënëset që kanë dhënë kontribut të çmueshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave ndër vite. Me çrast, Kryetarja e Gruas Demokratike në Lipjan, znj.Selvije Halimi ka thënë ..se kontributi i grave në fushën e arsimit ka lënë gjurmë në historinë e lavdishme kombëtare dhe po vazhdon të jep kontribut në krijimin e historisë tonë të re. Këto mirënjohje janë minimumi i kompensimit moral për përpjekjen tuaja në ngritjen e nivelit të dijes së popullit tonë” potencoi znj. Halimi. Këtë takim e nderoi me pjesëmarrjen e saj, Kryetarja e Gruas Demokratike prof.Justina Shiroka-Pula, e cila vlerësoi lartë punën e mësimdhënësve duke i cilësuar ato shtylla të edukimit të popullit tonë. Takimin e përshëndeti edhe Kryetari i degës së PDK z. Shukri Buja i cili premtoi angazhim të strukturave në përkrahjen e punëtorëve në arsim dhe femrës ne përgjithësi si bazament i fuqishëm i familjes dhe kombit .

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...