Ky është çiklisti 39 vjeçar që vdiq sot pasi u godit dje nga një veturë në Lipjan

PUBLIKUAR

Një burrë 39 vjeçar është goditur nga një veturë derisa ishte në lëvizje me biçikletën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodh dje rreth orës 18:30, në Lipjan dhe si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë sot.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Besian Hoxha, i cili që nga dje ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, Policia e ka arrestuar shoferin e veturës, i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka shkaktuar aksidentin duke goditur një burrin 39 vjeçar.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...