Kryetari Imri Ahmeti nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari.

Kryetari Ahmeti dhe Ministrja Hajdari u zotuan për investime të përbashkëta në këtë zonë me qëllim të vendosjes së bizneseve të cilat do të gjenerojnë vende të reja të punës.

Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës në fazën e pestë, e cila do të krijojë hapësira industriale moderne për vendosjen e bizneseve. Investimi në infrastrukturën e kësaj zone, ka për synim krijimin e kushteve të përshtatshme për investitorët, e cila është me rëndësi të veçantë, njofton Komuna e Lipjanit.

Zona Ekonomike e Qylagës ofron një mundësi të jashtëzakonshme për investim, falë pozicionit të saj strategjik pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe afërsisë me dy autostradat kryesore të vendit, kjo e bën atë një nga lokacionet më të favorshme për investime nga investitorët e ndryshëm.

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...