Janë verifikuar gjysma e aplikuesve për statusin e veteranit të UÇK-së

PUBLIKUAR

6

Mbi 67 mijë aplikacione të i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdojnë të verifikohen nga Komision Qeveritar për njohjen e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së. Edhe pse listat me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, është premtuar që të publikohen në muajin qershor të këtij viti, komisioni ende nuk ka arritur që të kryej verifikimin e të gjitha Zonave Operative të UÇK-së.

Komisioni momentalisht është duke verifikuar numrin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.

Ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj, ka thënë se deri më tani janë verifikuar gjysma e brigadave, e në të cilat përfshihen edhe Njësitet dhe Shtabet lokale.

Ai tha se numrin e të verifikuarve nuk mund ta bëjnë publike në këtë kohë.

Elezaj ka theksuar se pas publikimit të listave me emrat e veteranëve të cilët fitojnë statusin e veteranit, ata që kanë pakënaqësi do të mund të dërgojnë vërejtje.

“Deri më tani është kryer gjysma e brigadave, aty nuk përfshihen vetëm brigadat por janë edhe njësitet dhe në shtabet lokale. Komisioni i verifikimit të veteranëve është duke e kryer punën mirë, mirëpo vetë verifikimi është kompleksiv edhe për shkak që është numri shumë i madh i aplikacioneve”, ka thënë ai.

Elezaj ka thënë se në Zonën Operative të Drenicës ende nuk ka filluar verifikimi.

Ai tha se arsye e kësaj vonese të verifikimit është se komisioni është marrë më shumë me komunat e tjera në vend.

Ai ka shtuar se ata të cilët përfitojnë nga ky ligj do të jenë veteranët të cilët janë të pa punë, kurse veteranët e punësuar do të kenë beneficione si sigurime shëndetësore, lehtësim në dogana, administratë.

E veteranët të cilët kanë ndërruar jetë pas lufte, 70 për qind të ndihmës do të mund t’i marrin familja e ngushtë.

Ndryshe, Elezaj nuk ka dhënë një datë të saktë për publikimin e këtyre listave.

Ai tha se pas përfundimit të verifikimit, të gjithë veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së, do të jenë përfitues të benificioneve të cilat i parasheh edhe ligji tashmë i miratuar në Kuvendin e Kosovës. /KP/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...