Matoshi: PDK është interes i klientelës

PUBLIKUAR

Analisti Halil Matoshi vlerëson se nuk do të ketë rënie të shpejtë të PDK-së nën udhëheqjen e Kadri Veselit.

“Nuk parashihet rënie e shpejtë e kësaj partie, sepse ajo aktualisht, nuk është vetëm organizatë politike dhe ideologji, porse është interes i klientelës”, ka thënë Matoshi për gazetën Zëri.

Matoshi ka shtuar se Veseli nuk do të jetë një lider karizmatik sikur Thaçi. Sipas tij, Veseli këtë dobësi pritet ta zëvendësojë në një tjetër mënyrë.

Ai ka shtuar se ngjitja e Thaçit në krye të shtetit dhe ardhja e Veselit në krye të partisë është e kalkuluar mirë.

“Pasi që Thaçi e mori votën e LDK-së, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Nëse PDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e reja, atëherë Veseli do të bëhet kryeministër, për ta kapur përfundimisht shtetin kosovar, i cili do t’i shërbejë dyshes Thaçi dhe Veseli për të siguruar fuqi dominuese në shoqërinë kosovare, pushtet dhe para”, deklaroi Matoshi./zëri/

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...