Kryetari Ahmeti me vendim: Zgjatet orari i punës subjekteve të biznesit përkatësisht shërbimet e gastronomisë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka marrë Vendim për zgjatjen e orarit të punës subjekteve të biznesit përkatësisht shërbimet e gastronomisë të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të qytetit të Lipjanit deri në ora 24:00 duke filluar nga 17.07.2024 deri me datën 01.09.2024, njofton Komuna.

Me këtë vendim përcaktohet zgjatja e orarit të punës për sezonën verore e cila ndërlidhet me fluksin e ardhjes së bashkë atdhetarëve nga diaspora.

Zgjatja e orarit të punës të subjekteve të biznesit nuk nënkupton edhe zgjatjen e orarit të punës të punëtorëve më shumë se 8 orë pune në ditë.

Subjektet e lartëcekura gjatë kësaj periode obligohen që pas orës 23:00 ta ndalin zërin e muzikës.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...