Dhunohet një e mitur në Drenas, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Është arrestuar një burrë  dje në Drenas nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur, përcjell Gazeta Express.

Sipas policisë, ajo ishte gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar nga policia, teksa viktima është kthyer në familjen e saj.

“Gllogovc, 2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja tinëzare e Liridonës, Kushtrim Kokalla dënohet me 30 vjet burgim

Sot është shpallur aktgjykimi në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur...

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së...

Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në gjykatë, pas pak vendimi për krimin makabër

Sot në ora 13:30 bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen...