Partia Demokratike e Kadriut (PDK)

PUBLIKUAR

Për më pak se tri vjet e gjysmë prej se u anëtarësua në PDK, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, arriti ta marrë drejtimin e partisë. Pavarësisht se e drejton partinë më të madhe në vend, Veseli në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 ka marrë më pak vota se dy liderët e partive më të vogla parlamentare

Partia Demokratike e Kosovës, pas rreth 17 vjetëve të themelimit do ta ketë një lider të ri në krye të saj.

Kadri Veseli, një personalitet i kyçur vonë në këtë subjekt politik, arriti shumë shpejt ta marrë drejtimin e partisë më të madhe në vend, pas më pak se katër vjet prej se është bërë pjesë e saj.

Shpejtësia e ngjitjes në krye të PDK-së, për anëtarët e kësaj partie nuk është e rastësishme, duke qenë se Veseli, siç thonë ata, ka të gjitha tiparet për të qenë lider i një partie të madhe në vend.

Megjithatë, mungesa e ish-liderit të PDK-së Hashim Thaçi, i cili javë më parë është zgjedhur president i shtetit, për deputetët e kësaj partie do të ndihet gjithmonë.

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), pos që mori udhëheqjen e partisë me madhe në vend, ai vetëm pak kohë pasi hyri në politikë u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit, njërit prej tri institucioneve më të larta shtetërore.

Mirëpo, Veseli ende vazhdon ta mbajë në “qafë” Shërbimin që ka drejtuar, ndaj të cilit është drejtuar gishti për dyshime për vrasje politike të pasluftës, si dhe përfitimet e mëdha financiare nga tenderët publikë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Drejtori i Urbanizmit në Gjilan njofton nisjen e projektit 18-milionësh në qytet

Drejtori i Urbanizmit i Gjilanit, Flakron Rexhepi, ka njoftuar se ka nisur faza intensive...

Kurti: Për mua janë të vlefshme si pozita e kryeministrit, presidentit e kryeparlamentarit, dua të diskutojë për të gjitha

Lideri i VV’së, Albin Kurti, është deklaruar për media pas ndërprerjes së seancës konstituive. Kurti,...

Shembull për t’u ndjekur: I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para

Një gjest i ndershëm është shënuar në Shtime, ku një 26-vjeçar ka dorëzuar në...