Komuna e Prishtinës: Autobusët mos të ndalen të rrethi në Veternik

PUBLIKUAR

5

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarë se autobusët nuk lejohen të ndalen tek rrethi i qytetit, në Veternik.

Komuna e Prishtinës apelon që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe ua rikujton të gjithë pjesëmarrësve në trafik se nuk janë të lejuara ndaljet e përkohshme të automjeteve, e veçanërisht të autobusëve ndër urban, në rrethin në dalje të kryeqytetit.

“Kërkojmë nga operatorët që ta respektojnë ligjin për transportin rrugor (Ligji NR. 04/L-179), ku saktësohet se ‘Vend-ndalje’ nënkupton sipërfaqen e ndërtuar dhe të shënjuar posaçërisht, e caktuar për ndaljen e autobusëve e që mundëson hyrjen, përkatësisht daljen e sigurt të udhëtarëve dhe bagazheve. Ju rikujtojmë se të gjithë qytetarët që dëshirojnë të shfrytëzojnë autobusët ndër urban nga Prishtina në drejtim të Veterrnikut, duhet të nisen nga stacioni i autobusëve”, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...