Pacolli: Të bashkohemi, Kosova po fundoset

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli po vazhdon të tregojë se është duke punuar shumë në drejtim të rritjes së partisë. Ai edhe sonte në një postim në Facebook ka bërë të ditur se synimin e ka që AKR të arrij 20 për qind në zgjedhjet e ardhshme. Pacolli ka thirrur në bashkim, derisa ka bërë të ditur se Kosova është duke u fundosur.
Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Të dashur miq, Tani jemi duke punuar intensivisht me AKR, që të fillojmë rrugën tonë drejt ndryshimit pozitiv të Kosovës. Por këtë dua ta bëj me ju, miqtë e mi të dashur. Ne, së bashku, mundemi.

Ne synojmë minimumi 20% në zgjedhjet e ardhshme, dhe jam i bindur që do t’ia dalim së bashku! Kjo nevojitet për të patur mundësinë e çuarjes së vendit drejt një perspektive dinjitoze.

Unë çdo ditë marr shumë mesazhe nga qytetarët e Kosovës, të cilët kanë dëshirë të bashkohen me ne.

Unë e kam thënë dhe e rithem se ai që vërtet është i pastër, e do Kosovën, e do punën dhe ia do të mirën fëmjës së vet, tani është koha për të reaguar.

Kosova po fundoset me shpresat tona. Kjo po ndodh para syve tanë, miq të dashur.

Nuk mundemi të rrimë iniferentë! Të punojmë së bashku!

Shumë shpejt do të lançojmë edhe formularin online, përmes të cilit do të bëheni pjesë e misionit tonë, për një Kosovë dinjitoze, të barabartë për të gjithë, për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, për një Kosovë të dashur, për qytetarët e saj në radhë të parë.

Na priftë e mbara!

 

SHIKO MË SHUMË

Drejtori i Urbanizmit në Gjilan njofton nisjen e projektit 18-milionësh në qytet

Drejtori i Urbanizmit i Gjilanit, Flakron Rexhepi, ka njoftuar se ka nisur faza intensive...

Kurti: Për mua janë të vlefshme si pozita e kryeministrit, presidentit e kryeparlamentarit, dua të diskutojë për të gjitha

Lideri i VV’së, Albin Kurti, është deklaruar për media pas ndërprerjes së seancës konstituive. Kurti,...

Shembull për t’u ndjekur: I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para

Një gjest i ndershëm është shënuar në Shtime, ku një 26-vjeçar ka dorëzuar në...