Hoti i përgjigjet akuzave të NISMËS

PUBLIKUAR

Akuzave të NISMËS për Kosovën që ka të bëjë me Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike, i cili u ndryshua në një seancë të vitit të kaluar, i është kundërpërgjigjur edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se procesi është në dakordim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ka krijuar mundësinë për huamarrje ndërkombëtare për të financuar projeke të mëdha infrastrukturore.

“Kuvendi i Kosovës e ka sqaruar ne detale se ndryshimi i ligjit per menaxhimin e financave publike ka kaluar neper procedura te rregullta. Ndryshimi i ketij ligji eshte dakorduar edhe me Fondin Monetar Nderkombetar. Ligji i ri ka krijuar mundesine per huamarrje nderkombetare per te financuar projektet e medha infrastrukture te cilat eshte duke i negocuar Qeveria e Kosoves. Kjo gje nuk ka qene e mundur me heret. Ndryshimi i ketij ligji ka krijuar mundesi me te mira per mbikeqyrje te shpenzimeve publike, perfshire nivelin e qeverisjes lokale”, ka shkruar Hoti në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...